• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kënga Magjike” vjen ndryshe, profesionistët e muzikës vendosin ‘live’ për rregulloren e re

Ditën e sotme “Kënga Magjike” ka startuar edicionin e 21-të të saj në një formë krejtësisht të re. Ardit Gjebrea ka prezantuar jurinë e re të “New Artist” (Jonida Maliqi, Armend Rexhepagiq, Arben Skënderi, Enkel Demi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone), që këtë vit do të ketë akoma më shumë peshë, e përkrah tyre është ulur edhe Aurela Gaçe si e ftuar speciale. Sipas “Tirana Post” këtë vit “Kënga Magjike” është paraqitur si një reality TV, ku përpara gjithë syve të publikut dhe teleshikuesve është diskutuar për ndryshimet në rregulloren e festivalit.

Duke qenë se gati çdo vit ka pasur debate mes artistëve për mënyrën e votimit, Gjebrea dhe juria kanë vendosur që të përcaktojnë një tjetër mënyrë për shpalljen e fituesit. Ashtu siç i ka hije një organizimi transperent gjithçka është vendosur ‘live’ përpara të gjithëve dhe me një panel profesionistë, që askush të mos ketë kontestime më vonë. “Edhe pse rregullat kanë ndryshuar, sërish këngëtarët do ta votojnë njëri-tjetrin. Por pikëve që do japin për kolegët (më të diskutuarat në vite, pasi linin vend për përkrahje klanesh dhe llogaritje) do u shtohen dhe ato të publikut. Dhe për të mos i lënë asnjë vend diskutimeve juria do të votojë gjithashtu”, shkruhet në “Tirana Post”. Siç duket këtë vit gara në “Kënga Magjike” do të jetë akoma më e fortë, sepse përveçse për votat e njëri-tjetrit artistët do të duhet të luftojnë edhe për ato të publikut e jurisë. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim prezantimin e këngëve dhe të shijojmë spektaklin deri në fund. /revistawho.com