Modelja e njohur Kendall Jenner ka publikuar një foto të rrallë familjare ku shfaqen të gjithë anëtarët e klanit Kardashian-Jenner, përveç Rob Kardashian, i cili shumë rrallë është pranë familjes. Krah motrave të 23-vjeçares dhe fëmijëve të tyre që duhet thënë janë të shumtë në numër, është edhe e ëma Kris Jenner me të dashurin aktual.
Krahas fotos në fjalë, Kendall ka publikuar edhe një tjetër foto ku shkruhet: “Shtatzënia në ajër” dhe poshtë saj shfaqet imazhi i një vajze që nuk dëshiron të marrë frymë, si për të lënë të kuptohet se modelja nuk ka ndërmend edhe për disa kohë të bëhet nënë si motrat e saj.
https://www.instagram.com/p/Bwuc88uj0qb/
Kujtojmë se familjes Kardashian-Jenner do t’i shtohet së shpejti një tjetër fëmijë, i katërti për Kanye West dhe Kim Kardashian. /revistawho.com