• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Jetë, Lajme

Kendall dhe Bella: Pak frymëzim “njujorkez” si për fundjavë

Kendall Jenner dhe Bella Hadid janë aktualisht në Neë York, ku vendosën të vizitojnë Muzeun Metropolitan të Artit këtë javë. Modelet u fotografuan duke ngjitur shkallë së bashku duke ia dedikuar pasditen e tyre artit dhe kulturës. Jenner kishte veshur një pallto të gjatë deveje, një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete “Nike”. Pamjen e plotë Kendall e  kishte plotësuar me një palë syze diellit të firmës “Vehla Eyewear” dhe vathët “Missoma”.

Ndërkohë, Hadid kishte veshur pantallona me shirita dhe një triko gri. Të dy modelet kishin maska për fytyrën gjatë gjithë shëtitjes.

Kaq pak u desh që fotot e modeleve të bënin xhiron e rrjetit, për shkak të pamjes së tyre ‘casual-e’, duke i bërë të gjithë të kthejnë kokën pas. Nëse jeni në mëdyshje ç’të vishni pasditen e së shtunës, për t’u dukur bukur dhe me stil mjafton t’i hidhni një sy fotove të vajzave:/revistawho.com