• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Kemal’ hedh poshtë të gjitha thashethemet për një krizë në martesë, uron bashkëshorten për ditëlindje

Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit janë një nga çifet më të dashur në Turqi. Kohët e fundit mediat kanë aluduar se marrëdhënia mes çiftit të njohur nuk është në momentin më të mirë, madje kanë shkuar deri aty sa po takonin një psikolog për të zgjidhur mosmarrveshjet. Por vetë Burak, i cili për publikun është i njohur nga roli i Kemalit, ka deklaruar në një intervistë se gjithçka mes tyre është mirë dhe nuk kanë shkuar në psikolog apo gjëra të tilla.

Si për t’i vënë vulën gjithçkaje, Burak ditën e sotme e ka uruar  bashkëshorten e tij për ditëlindje. “Gruaja ime e bukur gëzuar ditëlindjen, uroj të jemi të lumtur gjithmonë bashkë”,-ka shkruar ai krahas fotos me të./revistawho.com