• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Kemal arratiset nga burgu dhe tenton të abuzojë me Ejlylin, të hënën në “Lule të vetmuara”

Mesude sheh Kaderin duke i dhënë para Banus dhe i thotë mos t’i zërë besë. Nazan i ofron Nerimanit çfarë të dojë në këmbim që ta zhdukë dosjen që mban të vërtetën tronditëse. Xhemre dëgjon bisedën mes Nerimanit dhe Nazanit dhe zbulon se ato fshehin një sekret. Xhemre mendon se sekreti ka të bëjë me të dhe kërkon të dijë të vërtetën. Songyl vazhdon të mos i flasë Kaderit. Feride kërkon për një punë të re. Kemal arrin të arratiset nga burgu. Selen kërkon nga Kader që të ndajë Gynejin nga Songyli kundrejt një shume të majme parash. Neriman vendos ta dërgojë Xhemren në një tjetër jetimore. Ejlyl e cila ndodhet në shtëpi përballet me Kemal dhe tronditet kur e sheh para syze. Kemal tenton të përdhunojë Ejlylin. Ejlyl kërkon ndihmën e të motrës për të telefonuar policinë./revistawho.com