• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Keisi doli me një djalë tjetër, Stresi befason me reagimin e tij

Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është mjaft e përfolur për shkak të historisë së tyre të dashurisë plot ulje dhe ngritje. Prej kohësh Keisi nuk ka ardhur në Shqipëri për të takuar reperin, ndaj raporti i tyre i bën të gjithë mjaft konfuzë. Akoma edhe më konfuzë i ka bërë postimi i Keisit, e cila ka treguar se ka dalë në një takim. “S’ka si takimet e ditës”, shkruan bukuroshja. Reperi nuk ka rezistuar gjatë dhe ka reaguar për këtë postim. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, ka shkruar reperi. I kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Stresi u shpreh: “Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin”. Ky reagim shton akoma më shumë pikëpyetjet për marrëdhënien e tyre, e cila duket se këtë herë mund mos ketë kthim pas.