• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Ke vendosur të martohesh? Prit pak, duhet t’i bësh atij patjetër këto pyetje

E keni gjetur personin e duhur dhe tashmë jeni duke menduar se çfarë fustani do të vishni për dasmë – por sa mund të jeni të sigurt se e keni marrë vendimin e duhur? Ekspertët e marrëdhënieve Olega Levancuka, autore e “How To Be Selfish”, Marisa Peer dhe Annabelle Knight thonë se ekzistojnë disa pyetje që çdo femër duhet t’ia bëjë mashkullit të saj para se të martohet me të – dhe ato i kanë ndarë këto pyetje me FEMAIL.

Këto janë pyetjet që duhet t’ia bëni partnerit para se të martoheni me të:

 

  1. Çfarë të pëlqen më së shumti për të jetuar me mua? Këtu burri juaj i ardhshëm do t’i tregojë pikëpamjet e tij se çfarë do të thotë për të të jetoni së bashku. Mos u befasoni nëse përgjigjet e tij janë ndryshe nga çfarë prisnit. Çelësi është të dëgjoni!
  1. Çfarë të lumturon më së shumti në një marrëdhënie me mua? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje do të tregojë se si ai ndjehet me të vërtetë për marrëdhënien tuaj. Mos u befasoni nëse, në vend se t’ju japë komplimente, të tregojë më shumë mbështetje.
  1. Pyeteni për dallimet në religjion ose ngjashmëritë. Edhe nëse jeni që të dy myslimanë ose të krishterë, mund të keni shumë dallime. Edhe nëse nuk pajtoheni me pikëpamjet e njëri-tjetrit, sa do të jenë të respektuara dallimet tuaja? Nëse ai pret që ju të ndryshoni dhe ju jeni e bindur në besimin tuaj, atëherë martesa nuk do të funksionojë.
  1. Çfarë roli do të luajnë fëmijët në jetën tënde? Nëse vendosni për të pasur fëmijë, është mirë ta dini çfarë roli do të ketë ai në këtë. A e sheh ai veten si një baba që të ndihmon në kujdesin ndaj tyre apo një baba që kalon vetëm vikendin me ta, për shkak se punon shumë? A është ideja e të pasurit fëmijë edhe e tij apo veç e jotja dhe si i sheh ai fëmijët?
  1. Cilat janë dëshirat tua seksuale? Sigurisht, nuk do t’ju pëlqente nëse do t’ju thoshte se dëshiron ta bëjë në treshe por nëse kjo është përgjigja e tij, largohuni. Seksi është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies dhe nëse nuk jeni në faqen e njëjtë, me kohë secili nga ju do të kërkoni partner tjetër.
  1. Çfarë bën kur nervozohesh? Një pyetje e zakonshme për t’u bërë, por kur meshkujt nervozohen, ata mund ta gjuajnë atë nervozë tek ju.
  1. Çfarë marrëdhënie ke me nënën dhe motrat? Përgjigja ndaj kësaj pyetje do të tregojë se si e sheh ai marrëdhënien me gratë. Kur pëlqejmë dikë, ne tentojmë t’i lëmë përshtypje dhe sillemi më së miri. Duke e ditur se po planifikoni të martoheni me të, ju duhet ta dini se si do të sillet ai me ju pas disa vitesh, kur romanca të mbesë shumë mbrapa.
  1. A do të vazhdojmë ta mbajmë pavarësinë tonë? Për shumë çifte, eksplorimi i projekteve solo është një rrugë drejt një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme. Në anën tjetër, ka çifte të cilat bëjnë gati çdo gjë së bashku, kështu që ju duhet të siguroheni se burri juaj i ardhshëm është në të njëjtën faqe si ju kur është fjala për këtë. A do të të lejojë të shkosh në pushime me shoqe? Apo ky do të jetë një hap shumë i madh? A do të lëndoheshe nëse partneri do të të thoshte se dëshiron ta kalojë kohën vetëm pa ju ose a do të ndjeheshit ju në të njëjtën mënyrë? /Revistawho.com