• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Ke shtëpi të vogël? Ja si ta bësh të madhe

Të organizosh hapësirat në aparatmente të vegjël është më e lehtë sesa mendoni. Në mendje duhet të keni vetëm disa gjëra: Përdorni çdo hapsirë, përdorni muret, jini kreativ dhe origjinal, por mbi të gjitha, çdo detaj duhet të jetë në funksion të përditshmërisë suaj.

Disa  nga këshillat më konkrete që do vlenin janë:

Ndajini hapsirat në mënyrë harmonike – Përdorni objekte të ndryshme për të bërë ndarje mes dhomave ose ambjenteve të ndryshme. Këto mobilje ose objekte mund të jenë edhe praktike dhe nuk do e zënë kot hapsirën.

Kombinoni dhomën e ndenjes dhe kuzhinën në një ambient – Nëse flasim për të marrë më të mirën nga një hapsirë, ajo që duhet të bëni është një kombinim i kuzhinës me dhomën e ndejnjes. Na besoni që do kurseni shumë vend dhe me pak kreativitet do krijoni një ambient të ngrohtë.

Vendos në funksionin tënd edhe cepat e shtëpisë – Asgjë nuk i lihet rastësisë në apartamentet apo shtëpitë e vogla. Ndaj edhe cepat e saj duhen shfrytëzuar. Një shembull është cepi i dhomës së gjumit, ku ju mund të vendosni një tavolinë të vogël dhe mund ta përdorni si një studio minimaliste për të punuar.

Zgjidh mobilje që kanë disa funksione në një – Ka mobilje që janë dizenjuar për t’iu përshtatur vendeve të vogla. Për shembull: Divan që kthehet në krevat kur keni mysafir, apo krevat që shërben edhe si raft.

Zgjidhni ngjyrat e duhura – Sekreti është të lyeni muret me ngjyra të lehta dhe neutrale që të duket sikur ka më shumë hapsira.

Vendosni në vende të caktuara pasqyra të mëdha. Ato japin idenë e një vendi më të madh nga reflektimi që kanë. Pasqyrat e vogla ruajini vetëm për në tualet./revistawho.com