• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Katy Perry shfaqet në publik pas ardhjes në jetë të vajzës, vëmendjen e merr fiziku i saj

Pas ardhjes në jetë të vajzës, Katy Perry është parë teksa ka blerë disa pije në Santa Barbara.
Kjo ka qenë dalja e parë publike e këngëtares 2 javë pasi u bë nënë për herë të parë me vogëlushen që vendosën ta quajnë Daisy.
Katy u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile teksa mbante ne duar pijet dhe telefonin e saj. Ajo ishte kujdesur të ruante privatësinë teksa kishte të vendosur maskën dhe një kapele që mbulonte fytyrën e saj. Megjithatë vëmendjen e ka marrë pesha e saj, duke treguar se pas lindjes ka ende punë për të bërë për t’iu kthyer peshës së mëparshme.
Kujtojmë se Katy ka treguar se ka qenë shumë e lumtur për këtë moment special në jetën e saj, të cilin e ka pritur me padurim.