Këngëtarja Katy Perry thotë se ajo është një “viktimë” e rrjeteve sociale dhe u kërkoi njerëzve që të gjenin patjetër një balancë kur u duhet të përdorin ‘Instagram’-in, ‘Twitter’-in apo ‘Facebook’. Ajo ka thënë se duke u kushtuar kaq shumë kohë rrjeteve sociale ne po tregojmë çdo ditë e më shumë “rënien e civilizimit”. Katy Perry tha për ‘Refinery29’: “Shumica prej nesh po jetojnë për një foto dhe sa vlejmë matet thjesht nga disa ‘Like’. Ne blejmë rroba dhe produkte ose shkojmë në një event për të bërë foto dhe kjo nuk është një gjë e mirë për ne si shoqëri. Na duhet të gjejmë një balancë dhe unë po përpiqem të gjejë balancën personale, sepse dhe unë jam një viktimë si gjithë të tjerët.”