Çifti i famshëm, Orlando Bloom dhe Katy Perry e festuan Vitin e Ri në Tokyo, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ata e prisnin. Në momentin kur të gjithë numëronin minutat e fundit të 2016-ës, Orlando dhe Katy humbën. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja me anë të një postimi. “Kemi humbur në Tokyo. Duke numëruar mbrapsht me disa të panjohur në trotuar. Për një Vit të Ri më të mirë” -shkruajti ajo në videon e postuar./revistawho.com