• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

Katër shoqet e Liceut i bashkon një ide biznesi, mes tyre dhe Inva Mula e Marina Grabovari

Prej të martës së 27 qershorit, qytetit të Tiranës do t’i shtohet një tjetër hapësirë artistike, elitare, në të cilën do të mund të gjejnë veten të gjithë ata që dashurojnë artin. Muzika, piktura, libri, të gjitha do të ndërthuren në konceptin unik të një Art Bar Galeri, që ribashkon pas katër dekadash mikeshat e ngushta të Liceut Artistik, raporton revistawho.com. Janë të katërta artiste, emra të spikatur në fushat e tyre. Nderi i Kombit Inva Mula për të cilën nuk ka nevojë për shumë fjalë, Marina Grabovari Ishmaku këngëtarja që tronditi skenën e Festivalit të Këngës me zërin dhe hijeshinë e saj – aktualisht profesoreshë, Besa Kaçinari pedagoge dhe Etleva Turkeshi Minarolli pianiste, pedagoge; janë emrat katër shoqeve që vitet nuk i ndanë e që kjo ide e re biznesi do t’i mbajë më të lidhura së bashku. “Art & The City” që do të hapet të martën te Pazari i Ri, ora 22:00 me ekspozitën e parë personale në Tiranë të artistes unike Zake Prelvukaj. / revistawho.com