• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kate vishet njësoj si Princeshë Diana dhe duket mahnitëse

Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princ William së fundmi ishin në një pritje në Dublin në ditën e dytë të turneut historik në Irlandën Jugore. Dukesha shkëlqeu me një fustan “Oscar de la Renta” duke na rikthyer dhe një here në vëmendje look-un e vjehrrës së saj të ndjerë.

Fustani, i shoqëruar me një rrip në bel dhe me pika të zeza, është një rikujtesë e fustanit të krijuar nga stilisti Donald Campbell i veshur nga Lady Diana në vitet 1980.

Diana e veshi së pari fustanin në ngjyrat rozë dhe të bardhë ndërsa mbërriti në Stadiumin Perth Hockey në Bentlley gjatë një turneut të saj me Princ Charles kur ishte 22 vjeç.

Ajo e veshi përsëri fustanin dy vite më vonë për një vizitë në Bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan në Prill të 1985-ës, kësaj here të kombinuar me një kapele.