• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Kate Middleton shpallet dukesha e veshur më bukur në botë dhe këto foto e vërtetojnë!

Kate Middleton është pjestëtarja e familjes mbretërore e veshur më bukur. Një ikonë stili mbretëror-është cilësuar dukesha. Middleton është dukesha më e votuar në platformën online Farfetch dhe e vetmja pjesëtare e familjes mbretëore që ishte në Top 10 e listës së grave të veshura më bukur. Ajo arriti të klasifikohej në vendin e dytë me një diferencë shumë të vogël nga Victoria Beckham, e cila mban vendin e parë. Ndërkohë Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth nuk ishin përfshirë në listën e të veshurave më bukur. Në listë bënin pjesë edhe Chiara Ferragni, Olivia Palermo, Ellie Gouldin e Alexa Chung. Muajt e fundit, Kate ka veshur fustane të stilistëve të njohur si Suzannah, Stella Mçartney dhe Emilia Ëickstead. Më poshtë ju sjellim disa foto që vërtetojnë se Middleton e meriton të cilësohet si dukesha e veshur më me stil.