• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kate Middleton mund ta festojë ditëlindjen pa Princin William, ja cila është arsyeja

Kate Middleton mbush 37 vjeç javën e ardhshme, në datë 9 janar, por Princ William mund të mos jetë pranë saj. Mesa duket, ai ka disa plane të tjera atë ditë, si përshembull të shkojë në një fejesë mbretërore në nder të 30 vjetorit të ‘London’s Air Ambulance’. Por si mund të bësh bamirësi në ditëlindjen e gruas tënde? Duke qenë se William ka qenë vetë një pilot në ambulancë ajrore, kjo punë është shumë e rëndësishme për të dhe ndoshta Kate nuk e ka problem, pasi e kupton shumë mirë bashkëshortin e saj. Fatmirësisht eventi nuk zgjat gjithë ditën dhe çifti mund të ketë plane për të kaluar një ditëlindje të mrekullueshme mbretërore gjatë mbrëmjes.