• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Kate lë pas keqkuptimet me Meghan dhe mezi pret të takojë Lilin

Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk i kanë patur marrëdhëniet e mira gjatë kohës kur Meghan ishte pjesë e Pallatit Mbretëror. Ndonëse asokohe në publik shfaqeshin si mikesha, pas largimit nga Pallati, Meghan foli hapur për mosmarrëveshjet që kishte me Kate. Megjithatë duket se kunatat e kanë lënë pas të shkuarën dhe ardhja në jetë e Lilibet i ka bashkuar sërish. Në një prononcim për mediat gjatë vizite në një shkollë, Kate tregoi se mezi po pret të takojë Lilibetin dhe i uron vetëm të mira.

“I uroj më të mirën. Mezi pres ta takoj sepse nuk e kam takuar akoma. Shpresoj së shpejti”-tha Kate.
E pyetur nga gazetarët nëse e ka parë beben në kamera, Kate u përgjigj: “Jo, nuk e kam parë”.