• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kate feston 10 vite martesë: Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton është shumë pranë të festuarit 10 vite martesë me princ William. Ky përvjetor është shumë i rëndësishëm për çftin, por jo vetëm. Mbretëresha ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë Kate, duke treguar edhe njëherë për raportin special që ka me të.

Më 29 prill të 2011-ës, Kate dhe William ecën në altarin e Westminster Abbey. 10 vite më vonë, Mbretëresha Elisabeth pritet t’i jap Kate nderin e ‘Victorian Royal Order’ për kujdesin dhe përkushtimin ndaj mbretërisë. Në fakt, që në përvjetorin e 8-të të martesës, Middleton u nderua me titullin ‘Lady of the Grand Cross’, që është më i rëndësishmi në Mbretërinë e Bashkuar. Detajet e dhuratës mbretërore që do marrë Kate priten të zbulohen në prill. Nga burimet pranë pallatit thuhet gjithashtu se mund të ketë një festë, por gjithçka varet nga pandemia./revistawho.com