• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kate dhe William realizojnë kartolinën e Krishtlindjes, publikohet fotoja më e bukur e tyre me 3 fëmijët

Kate Middleton dhe Princ William nuk e kanë publikuar ende kartolinën e tyre të Krishtlindjes në rrjete sociale, megjithatë ajo ka nisur të shpërndahet mes adhuruesve të familjes mbretërore. “Air Commodore” ka postuar foton e ëmbël të Dukës dhe Dukeshës së Cambridge së bashku me 3 fëmijët e tyre në “Twitter”. E gjithë familja shihet se ka pozuar në një motoçikletë të vjetër, në të cilin shfaqet i ulur Princi William duke mbajtur në prehër edhe Princin Louis. Ndërsa Kate me Princeshën Charlotte dhe Princin George shihen rrotull tyre, veshur shumë thjeshtë.

Në postimin e bërë “Air Commodore” ka zbuluar edhe mesazhin brenda kartolinës, që lexon: “Ju urojmë një Krishtlindje dhe Vit të Ri të lumtur” shoqëruar me nënshkrimin nga Kate.

Ideja e fotos me siguri duhet të ketë qenë e Princit William pasi ai ka treguar më herët se është një fans i madh i motoçikletave. Kjo kartolinë është në kontrast të plotë me atë të vitit të kaluar, për të cilën familja e njohur pozuan në pjesën e jashtme të shtëpisë së tyre në Norfolk. Në të tre fëmijët dukeshin të shkujdeseur, ndërsa për foton e këtij viti duhet të kenë punuar shumë me qëndrim e tyre. /revistawho.com