• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kate dhe Meghan përsëritën veshjen në daljen e fundit publike dhe duken kaq bukur

Kate Middleton dhe Meghan Markle janë në qendër të mediave pas çdo daljeje publike. Edhe këtë herë vëmendja e të gjithëve ishte tek dy nuset e pallatit mbretëror. Sigurisht çdo element i veshjes dhe çdo lëvizje e tyre u analizua. “Centenary of the Armistice”, ishte eventi i fundit mbretëror ku dukeshat u panë krah bashkëshorteve të tyre. Ajo çka u vu re ishte fakti se të dyja kishin zgjedhur veshje të para edhe më herët në daljet publike të tyre.

Kate kishte veshur të njëjtën xhaketë që zgjodhi një vit më parë në një paradë në Londër.

Ndërsa Meghan kishte veshur të njëjtat këpucë që ka patur në disa nga daljet publike gjatë turit mbretëror në Australi. Meqë jemi këtu, dukesha e Sussex duket sikur këshillon çdo vajzë që nëse ju pëlqejnë shumë një palë këpucë bli disa ngjyra të të njëjtit lloj.

Pikërisht këtë kishte bërë në eventin special. Ajo ka veshur një palë taka blu të të njëjtit model këpuce që kemi parë më herët, në ngjyrë bezhë dhe të zezë.

Të jesh pjesë e familjes mbretërore mesa duket nuk do të thotë të vishesh gjithmonë ndryshe, mjafton të vishesh bukur./revistawho.com