• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kate dhe Mbretëresha Elizabeth në një udhëtim, vëmendjen e merr dukesha e Cambridge

Duka dhe dukesha e Cambridge janë parë mëngjesin e ditës së shtunë të arrijnë në kishën e kështjellës Balmoral së bashku me Mbretëreshën Elizabeth. Kate dhe William udhëtuan drejt Balmoral së bashku me tre fëmijët e tyre. Mbretëresha ishte veshur me një kostum ngjyrë rozë, ndërkohë vëmendjen më të madhe e mori dukesha. Middleton kishte veshur një fustan ngjyrë jeshil nga ‘Michael Kors’ duke e kombinuar veshjen me një kapele të zezë dhe një palë vathë të ‘Asprey’.

Dyshja mbretërore, William dhe Kate u fotografuan gjithashtu gjatë një momenti teksa buzëqeshnin rrugës për në kishë. Pas këtij momenti çifti është rikthyer sërish në pallatin mbretëror për të vazhduar atje detyrat e tyre./revistawho.com