E mbani mend kohën kur Era Istrefi ishte brune me flokët rasta? Kastro Zizo na ka kthyer pas në kohë duke postuar një foto me Erën në 2015-ën, kohë kur u përfol se ata po bashkëpunonin për një këngë, por që nuk ndodhi kështu. Këngëtari me anë të postimit të tij mbështet Erën dhe shkruan se ajo është një super artiste. “Para se të bëheshim stara ndërkombëtar. Respekte për këtë super artiste”, -shkruan Kastro ndërkohë që Era i ka komentuar “Yep”. Shpresojmë që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim nga këta artistë pasi të dy i kanë sjellë diçka të veçantë tregut muzikor shqiptar./revistawho.com