• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kastro Zizo: Me lindjen e djalit, lashë alkoolin që po më shkatërronte jetën

Pak kohë më parë, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë dhe ardhja në jetë e Dantes ishte një pikë kthese në jetën e tij.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, Kastro Zizo tregoi se Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit.

“Kam pasur revolucion të brendshëm me lindjen e djalit. Kam reflektuar dhe kam lënë alkoolin, i cili më ka turbulluar për shumë kohë dhe më ka shkatërruar në raport me ata që doja”, tregon Kastro i emocionuar.

Ai shtoi se njeriu duhet t’i rikthehet të shkuarës për të reflektuar pasi jeta jonë është si një hard-disk dhe duhet të ruajmë gjërat më të mira nga ato që kemi kaluar.

Ai tregon se tre fëmijët e kanë bërë më të përkushtuar pasi trupi dhe qenia e tij janë shkrirë për Dankan, Nia dhe Dante.