“Miq, WhatsApp-i im ka qenë i hakeruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar, as në plan s’e kam. Flm dhe ndjesë sërish”… Me këtë mesazh, Kastro Zizo u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që ishin të ftuar në fejesën e tij sot në drekë, në një resort në dalje të Tiranës.
Siç raportoi edhe më herët revistawho.com, pati shumë të ftuar që duke u gëzuar për lajmin e bukur të një miku, kolegu, morën rrugën për të festuar bashkë me të, këtë të shtunë, një ditë përpara fundit të vitit.
Dhe na vjen keq Kastro, por justifikimi që ke nxjerrë bie poshtë, sepse disa prej miqve të ftuar kishin komunikuar me ty, gjithashtu edhe stafi i restorantit ku do të mbahej dreka. Aq më tepër kur lajmi bëri dje xhiron e rrjetit dhe justifikimi për WhatsApp-in e hakeruar mund të kishte dalë përpara se njerëzit të mbërrinin në resortin ku do mbahej fejesa.
Ndaj, jemi në pritje të përgjigjes së radhës prej teje me shpresën se këtë herë nuk do të shkruash nga një profil i hakeruar. / revistawho.com