• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kartolina e Facebook 2015, ndryshe nga një vit më parë

Vitit 2015 po i vjen fundi dhe këtë vit Facebook i propozon 1.5 miliardë përdoruesve të saj në të gjithë botën të rijetojë momentet e vitit që po lëmë pas, por këtë herë me diçka të re.

Kartolina digitale mund të modifikohet duke zgjedhur vetë fotot që dëshiron dhe kjo është një mënyrë për të shmangur kujtimet e këqija. Ky ndryshim vjen pasi vitin e kaluar një babai i kishte kujtuar Facebook si “vit i mrekullueshëm” edhe vajzën që i vdiq nga kanceri.

Këto ditët e fundit përdoruesit e rrjetit social janë duke marr sugjerime për të shpërndarë me miqtë pikërisht “vitin e tyre 2015’, me një propozim prej 10 fotosh të zgjedhura nga algoritmi i Facebook, nga ato që janë shpërndarë në këtë platformë gjatë vitit.

Këtë herë përdoruesit mund të përzgjedhin, seleksionojnë, dhe modifikojnë fotot që dëshirojnë për të shmangur kujtimet e këqija. Pasi të ketë ruajtur ndryshimet, vetë përdoruesi vendos nëse do e shpërndajë apo jo këtë kartolinë të bukur.

facc

 

/Topalbaniaradio