Sapo Meghan Markle dhe Princ Harry zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë, e gjithë bota kishte një pyetje të vetme: Cila ishte gjinia e bebit?
Në një dalje në “Spotify”, dukesha u shfaq me një unazë në ngjyrë rozë në dorën e saj me gurë diamandi. Kaq u desh që mediat të spekulonin se kjo zgjedhje nuk ka qenë rastësore pas lajmit të pritjes së ëmbël.
Meghan dhe Harry e zbuluan lajmin e shtatzënisë në 14 shkurt, datë në të cilën edhe Princeshë Diana publikoi lajmim e pritjes së ëmbël me Harry-n. Burime pranë çiftit treguan se ky ishte një vendim i tyre për të nderuar kujtimin e princeshës së ndjerë./revistawho.com