• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kanye West përlotet gjatë koncertit, ja cila është arsyeja (VIDEO)

Ai njihet për mimikën e tij të ngurtë, personazhi që nuk qesh apo nuk qan kurrë, por këtë herë diçka ndodhi që e bëri atë të emocionohet dhe të derdhë lot. Gjatë një koncerti në Miami Kanye vuri re një tatuazh në dukje familjar që një fanse e kishte në krahun e saj. Ai ndaloi koncertin e vëzhgoi me kujdes në platformën ku ndohej dhe menjëherë u përlot. Tatuazhi ishte i një balerine të “Runaway”, e cila ndodhet në kopertinën e një prej albumeve të George Condo. Për një arsye apo tjetër ky tatuazh i kujton artistit nënën e tij të ndjerë Donda West. Fansja e quajtur Krystal Aguirre është shprehur për “Vanity Fair” se e ka këtë tatuazh prej më shumë se një viti dhe u ndje shumë e lumtur që arriti të prekë zemrën e Kanye West pasi vetë Kanye është një inspirim shumë i madh për fansen.

https://youtu.be/twZKwgg_Tio