Kanye West ka ndryshuar emrin ligjërisht: Tani quhet Ye.
Në gusht, ai kërkoi zyrtarisht të ndryshonte emrin e tij në Ye. Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Los Angeles, West u shpreh se këtë ndryshim dëshiron ta bëj për arsye personale.
Ai tani ka hequr dorë nga emri i tij i plotë: Kanye Omari West, duke e zëvendësuar atë me dy shkronjat Ye.
Ndryshimi u bë zyrtar vjen tre vite pasi reperi u shpreh me një postim në “Twitter” se dëshironte të ndryshonte emrin menjëherë pas publikimit të albumit të tij me titull “Ye”.
Asokohe ai shpjegoi se frymëzimin e mori nga bibla./revistawho.com