• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kanye West flet për herë të parë për problemet mendore: Nuk është paaftësi, por superfuqi

Kanye West përpara pak ditësh ka publikuar albumin e tij më të ri ‘YE!’. Në këtë album ai ka pasqyruar një pjesë të errët të jetës së tij, për problemet psikologjike. Në një intervistë për një emision radiofonik Kanye West ka folur për herë të parë për problemet e tij nga ana mentale. “Asnjëherë nuk isha diagnostikuar me probleme mendore derisa arrita moshën 39-vjeçare”, – ka thënë reperi. Megjithatë ai ka thënë se në fakt për të ky problem nuk është një paaftësi, por një superfuqi.

Kanye West arrives to studio in Los Angeles, California and is asked about baby number 3 on Jan. 17, 2018

Më tej ai ka shtuar: “Jam ndjerë i bekuar dhe i privilegjuar, sepse mendo për njerëzit e tjerë që kanë probleme mendore, por që nuk janë Kanye West. Ata nuk mund të bëjnë një album dhe të ndihen sikur çdo gjë është mirë”. Madje ai ka thënë se duke e krahasuar me disa të tjerë jeta e tij ka qenë shumë e thjeshtë. Tashmë Kanye ka një familje të lumtur dhe një bashkëshorte të dedikuar si Kim Kardashian, të cilës i ka bërë si dhuratë një këngë në këtë album të ri.