• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kanye West: E mora këtë vendim për vajzën time…

Kanye West sapo ka publikuar këngën e parë për projektin e ti “Cruel Winter”, për të cilin ka bashkëpunuar me shumë reperë si :Travis Scott, 2Chainz, Guçi Mane etj. Në intervistën e tij të fundit, ai ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private si edhe arsyen e largimit nga Nike përpara 3 vitesh.

“Kur u largova nga Nike për të bashkëpunuar me Adidas për Yeezy, e bëra për vajzën time. Pashë një mundësi për t’u rritur më shumë dhe e shfrytëzova. Tek Adidas kam gjetur mbështetje dhe respekt. Ishte një mundësi për ta bërë jetën më të mirë për vajzën time. Nuk dua që kur të jem 50-vjeç të mendoj se si do i siguroj jetën vajzës, dua që në atë moshë unë thjesht të shijoj jetën me familjen time”- ka thënë ai.

“I vetmi problem që dua të kem, është problemi se ku t’i shpenzoj paratë e mia. Jam një prind shumë protektiv dhe dua të di çdo gjë për fëmijët e mi. Dua të jem pranë tyre kur të mësojnë, kur të kenë aktivitetet e tyre dhe dua që ata të jetojnë sa më mirë të jetë e mundur”-ka shtuar Kanye./revistakosovarja

CLOSE
CLOSE