Blerja e klikimeve është një nga fenomenet që diskutohet më së shumti në muzikë, e që e përflasin po vetë artistët. Sipas disave prej tyre, kolegët që kanë miliona klikime nëpër këngë, shumë me tepër se artistë të famshëm botërorë, i kanë blerë ato. Kështu mendon edhe kantautori Elgit Doda. Nuk dihet se kujt i drejtohet ai konkretisht, por në një postim në Instagram, Giti ironizon një artist/e që ka arritur 1 milionë shikime brenda 24 orëve. “Një milionë klikime s’po i bën Eminemi për 24 orë, jo t’i bësh ti me kanatjere, me shapka me gisht, lumë klikimesh pas 205-tës”, shkruan Doda. Në fakt me një llogaritje të thjesht, edhe gjendet se për kë e ka ironinë pasi ata që kapin këto shifra në Shqipëri janë të paktë. Po që të mos kemi keqkuptime, më mirë e lëmë të mbetet mister./ revistawho.com