• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kanë një vit të ndarë, ajo i thërret ende “dashuria e jetës sime”

“Kur fillon të të dridhet toka poshtë këmbëve, nis e kërkon atë që njeh prej vegjëlisë. Papritur u gjenda e ulur mbi piano. Nisa të shkoj në kishë. Kalova ditë të tëra duke shkruar poezi të shëmtuara, sepse isha shumë e trishtuar. Kuptova që duhet të merrja leksione kërcimi…”. Kështu e përshkruan aktorja Jennifer Garner “stuhinë” e jetës së saj për Vanity Fair. Mirëpo që nga koha kur ajo u nda nga bashkëshorti i saj, ylli i kinemasë e babai i tre fëmijëve Ben Affleck, ka kaluar plot një vit. E megjithatë ajo dhe e gjithë familja ia dolën më së miri. Kur i shikon në foto në rrugët e Los Angeles duke sikur për ta nuk ka ekzistuar një fillim dhe një fund. Aktori mban mbi shpatulla djalin e vogël Samuel, teksa Jennifer ecën e buzëqeshur përkrah tij. Sot ajo tregon se nuk ka pendesa. “Nuk u martova me yllin e famshëm të kinemasë. U martova me atë. Dhe do të doja të rikthehesha pas në kohë për të marrë të njëjtin vendim. Pa të nuk do të kisha pasur sot këta fëmijë fantastikë dhe pjesën e mirë të asaj që kam jetuar. Është dashuria e jetës sime”, ka thënë Jennifer.

cc9bae22-9dac-4aac-9cb0-994bb77de9bd24b5c5fb-4e52-47ea-9ad6-869d07716dbb