• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Kanë kaluar gati 10 vite, ja si duken sot aktorët e serialit “Sulejmani i madhërishëm”

Seriali “Sulejmani i madhërishëm” vazhdon të jetë ndër më ndjekurit në Shqipëri e në çdo shtet ku është transmetuar. Historia e Sulejmanit dhe dashuria e tij për Hyrremin ka bërë që i gjithë publiku të ndjekë me kureshtje episod pas episodi. Kanë kaluar gati 10 vite që nga transmetimi i këtij seriali në Turqi dhe me siguri jeni kuriozë si duken sot aktorët të cilët “revistawho.com” jua tregon në vazhdim.

Sulltan Sulejmani (Halit Ergenç) sot është 49 vjeç, është i martuar me aktoren Berguzar Korel dhe ka një djalë me emrin Ali. Aktori vazhdon të luajë në seriale shumë të ndjekur.

Hyrrem (Meryem Uzerli) sot është 36 vjeç dhe është nënë e një vajze me emrin Lara. Ajo është ndarë nga babai i vajzës së saj dhe aktualisht po shijon sukseset në kinematografi.

Nëna sulltaneshë (Nebahat Çehre) sot është 75 vjeç. Ajo është e ndarë nga bashkëshorti dhe për momentin ka marrë një pauzë nga aktrimi.

Ibrahimi (Okan Yalabik) sot është 41 vjeç. Ai nuk është i martuar dhe është fokusuar tek aktrimi duke luajtur në disa seriale të ndjekur.

Mahidevran (Nur Fettahoglu) sot është 39 vjeç. Ajo është ndarë nga bashkëshorti dhe është nënë e një vajze me emrin Elisa.

Hatixhe (Selma Ergeç) sot është 41 vjeç. Ajo është e martuar dhe nënë e një vajze me emrin Yasmin.

Mihrimah (Pelin Karahan) sot është 35 vjeç. Ajo është e martuar dhe nënë e një djali me emrin Ali./revistawho.com