• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kancer në fazën e katërt, aktorja e famshme: Fakti që kam kancer, s’mund të më ndalojë të punoj!

Aktorja e famshme e Hollivudit, Shannen Doherty, e cila është diagnostikuar me kancer në fazën 4, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga puna e saj. Pavarësisht sëmundjes atë do ta shohim mes kinemasë dhe televizionit me tre projekte të ndryshme. Në një intervistë të fundit, Shannen ka thënë se “është e rëndësishme që Hollivudi të kuptojë se sëmundja nuk ndikon në aftësinë për të punuar. “Fakti që kam kancer në këtë fazë, nuk duhet të më ndalojë. Nuk do të thotë se s’mund të punoj. Vazhdoj të jetoj dhe të bëj atë që dua”.

Kur u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2015, Shannen Doherty dokumentoi me detaje çdo hap të trajtimit të saj, nga rënia e flokëve e deri tek tmerret e kimioterapisë në Instagram, sepse mendonte se kontrolli mbi atë që po i ndodhte mund ta ndihmonte.

Në fillim të dimrit të vitit 2019, kanceri trokiti përsëri në derën e saj dhe tani ajo është në një nivel metastazik, në fazën 4. Aktorja, e njohur më së shumti për rolet e saj në Beverly Hills, 90210 dhe serialin “Shtrigat”, do t’i duhet të jetojë me sëmundje, por ajo nuk është gati të heqë dorë nga asgjë, mbi të gjitha nga puna e saj./revistawho.com