• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kamerat e sigurisë konfirmojnë zjarrin e qëllimshëm ndaj kompozitorit Flori Mumajesi

Është bërë me dije në media mbrëmjen e djeshme se një garazh në zonën e sheshit “Wilson” ka marrë flakë si pasojë e djegies së tre makinave, një prej të cilave i përkiste kompozitorit Flori Mumajesi. Sot paradite policia ka zbardhur ngjarjen por ende nuk bëhen me dije shkaqet e saj. Kamerat e sigurisë kanë monitoruar një person rreth 30 vjeç, i mbuluar me kapuç, shall e doreza që i është drejtuar automjetit të kompozotorit duke derdhur sipër dy bidone me benzinë dhe i ka vënë pas flakën. Kjo vërteton që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme ndërkohë që ende po hetohet rreth shkaqeve