• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kam rënë dy herë në dashuri me ty”, ja fjalët që përlotën regjisorin e njohur

Regjisori i njohur i skenës shqiptare, Mevlan Shanaj feston sot 75-vjetorin e tij. Në këtë ditë speciale ai ishte i ftuar tek Rudina për të rrëfyer emocionet që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij, jetës në familje, filmave dhe çdo gjë tjetër.

Një momenti i cili e ka përlotur Shanaj ka qenë ai kur është surprizuar nga bashkëshortja e tij, poetja Natasha Lako, e cila i kishte dedikuar fjalët më të ndjera.

“Unë kam rënë dy herë në dashuri me ty. Herën e parë nuk e tregoj, hera e dytë ishte kur pashë Mallakastrën. Ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, por më zgjodhe mua. Më bëri gruan e një regjisori dhe pastaj nënë të një regjisori. Pastaj u bëmë dhe me një nip dhe një mbesë”, u shpreh Natasha.

Kjo surprizë është pasuar nga komenti i Shanaj, i cili duke qeshur u shpreh se nuk ia merrte mendja se ajo bënte gjëra pa ja thënë atij, por ja thoshte të gjitha./revistawho.com