• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kam patur propozime ekstravagante”, Nevina Shtylla flet për karrierën në televizion

Nevina Shtylla ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Ftesë në 5’. Në intervistën përballë Bieta Sulos ajo foli për eksperiencën e re televizive krah Edi Manushit dhe karrierën e saj deri në këtë moment. Duke marrë shkas nga emisioni ku aktualisht është përkushtuar, Bieta e pyeti për propozimet që ka marrë në televizion, sidomos ato të veshjeve.

Rezultate imazhesh për nevina shtylla dhe edi manushi

“Sigurisht që ka patur propozime ekstravagante, por ato nuk kanë ndikuar në karrierën time, pasi unë kam bërë atë që më përshtatet”,-ka shpjeguar Nevina, duke lënë të kuptohet se në këtë aspekt nuk bën kompromise dhe preferon t’i qëndrojë besnike thjeshtësisë dhe imazhit që ka krijuar.

Rezultate imazhesh për nevina shtylla dhe edi manushi

Më tej ajo ka folur për eksperiencën e parë në një emision sportiv, krah Manushit. Bukuroshja e ekranit pranon se nuk ka pasur njohuri të mira për fushën përkatëse, por me kalimin e kohës po mësohet. Nevina thekson se këtë eksperiencë e ka marrë si sfidë, por është e bindur që do ja dalë. Kujtojmë se përpara kalimit në ‘Top Channel’, moderatorja e njohur prezantoi për një sezon ‘Jo vetëm modë’ në Klan./revistawho.com