Enxhëll ka vendosur të largohet nga “Love Story”, një vendim që habiti Alketën, konkurrentet, jurinë, publikun dhe vetë Saimirin. Enxhëll pati një takim shumë romantik me Saimirin. Madje u përlot, folën për dashurinë, u përqafuan dhe dukej se mes tyre po lindte një histori dashurie.
Megjithatë pas transmetimit të takimit të tyre, Enxhëll deklaroi se nuk e përballon dot më dhe ka vendosur të largohet.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem. Sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam dal shpeshherë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”- u shpreh Enxhëll.