• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Kalimi tek cigaret elektronike jo vetëm që nuk ndihmon, por e bën të pamudur lënien e duhanit

Cigaret elektronike janë promovuar vitet e fundit si një “alternativë më e sigurt”ndaj pirjes së duhanit, dhe një rrugë përmes së cilës shumë duhanpirës e braktisin këtë ves. Por një studim i ri ka zbuluar se cigaret elektronike nuk duket se po i ndihmojnë njerëzit që ta lënë duhanin.

Përkundrazi, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, ata që e përdorin këtë pajisje elektronike kanë më shumë gjasa që t’i rikthehen pirjes së duhanit brenda 12 muajve të ardhshëm.

“Gjetjet tona sugjerojnë se njerëzit që e kanë lënë duhanin dhe kanë kaluar tek cigaret elektronike apo produkte të tjera ngjashme, kanë qenë 8.5 për qind më të rrezikuar t’i rikthehen duhanit një vit më vonë, krahasuar me ata që kanë hequr dorë nga të gjitha produktet e duhanit”-thotë autori kryesor i këtij studimi, profesor Xhon Pirs.

“Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një duhanpirës për të përmirësuar shëndetin e tij. Por të dhënat tregojnë se kalimi nga cigaret klasike tek ato elektronike e bën më pak të mundshme, në mos të pamundur, lënien e duhanit”- thekson ai.

Ekipi përfshiu në studim 13.604 duhanpirës në Shtetet e Bashkuara, të cilët u vëzhguan gjatë viteve 2013-2015, për të eksploruar ndryshimet në përdorimin prej tyre të 12 produkteve të duhanit. Në atë kohë, studiuesit krahasuan duhanpirësit e mëparshëm me ata që kaluan vetëm tek cigaret elektronike apo alternativa të tjera të duhanit.

Në mesin e duhanpirësve që hoqën dorë nga të gjitha produktet e duhanit, 50 për qind hoqën dorë nga cigaret për të paktën 12 muaj. Ndërkohë vetëm 41.5 për qind e atyre që kaluan tek përdorimi i cigareve elektronike apo i alternativave të tjera, kishin të njëjtin sukses.