Aktori i njohur turk Ozcan Deniz i njohur në Shqipëri me emrin “Kahraman” nga seriali “Një pjesë e imja”, është në pritje për t’u bërë baba i një djali pasi siç dihet tashmë e dashura e tij Feyza Aktan është në muajin e 5-të të shtatzënisë. Çifti deri më sot ka preferuar të mos flasë lidhur me këtë pjesë duke u munduar ta shijojnë sa më privatisht këtë periudhë. Megjithatë ditën e djeshme aktori dhe partnerja e tij 20-vjeçare janë fotografuar në aeroportin e Stambollit. Ata kanë tërhequr vëmendjen teksa po ecnin të kapur dorë për dore, shoqëruar me dy persona nga stafi i filmit të fundit të Ozcan Deniz “Pjesa tjetër” i cili ka premierën në Vienë aty ku po shkonte edhe çifti. Kjo është hera e parë që Ozcan Deniz dhe partnerja e tij shfaqen në publik së bashku. Pasi fotot e tyre u përhapën me shpejtësi në media, dyshja për herë të parë postuan edhe foto së bashku në rrjete sociale, shkruan Xing.al. Aktori 45-vjeçar postoi një foto duke ushqyer Feyzan dhe shkruante: “Koha është e ftohtë, por ne kemi nxehtë. Djali im donte çokollatë të nxehtë me banane”, shkruan Ozcan Deniz. Pak orë pas tij edhe Feyza Aktan postoi një foto me aktorin, postim të cilin e shoqëroi me një emoji zemër./Xing.al.