• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

‘Kahraman’ publikon për herë të parë foton e djalit, fjalët e ngrohta do ju emocionojnë

Pak kohë më parë aktori i njohur Ozcan Deniz, i njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Kahraman’ u bë baba për herë të parë me një djalë të quajtur Kuzey. Shpesh në rrjetet sociale ai publikon foto nga momentet e ëmbla me bashkëshorten dhe djalin e tij pa i bërë publike fytyrën. Por në postimin e fundit ai ndan për herë të parë imazhin e ngrohtë me një shkrim emocionues. Nëpërmjet këtij shkrimi të gjatë ai i premton djalit të tij se do e ketë pranë gjithë jetë dhe do e ndihmojë të mësojë çdo gjë që do i duhet në jetë.

“Sot është ditëlindja ime. Sa herë të shoh ndjej aromë parajse, je dhurata më e bukur. Nuk do të të them që Zoti mos të të sjellë njerëz të këqij. Nuk do të të them t’i largohesh gabimeve dhe vështirësive. Ti do t’i jetosh ato sepse kjo është jeta. Është rregull i jetës. Gabimet që do bësh në jetë vështirësitë që do kalosh, njerëzit e këqij që do takosh, të gjitha do të të mësojnë. Si babai yt, do lutem e do përpiqem për ty me fuqi, durim dhe inteligjencë. Po e shkruaj këtë këtu sepse nuk do të zhduket dhe sa herë ta shohësh, ta lexosh. Në çdo moment, unë do jem aty për ty. Do të të qëndroj pranë deri në frymën time të fundit. Do të të mësoj t’i duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen dhe artin dhe çdo gjë të bukur të jetës. Do mundohem të të mësoj sa më shumë. Kjo është lutja ime e vetme për ty. Të dua shumë”, shkruan Ozcan. /revistawho.com