• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“Kahraman” në telashe, ish-bashkëshortja e denoncon në polici

Aktori Ozcan Deniz është futur në telashe që pas ndarjes nga bashkëshortja, Feyza Aktan me të cilën ka një djalë. Feyza e ka denoncuar aktorin e njohur për rolin e “Kahramanit” dhe motrën e tij, Sibel. Sipas Feyzës aktori dhe motra e tij instaluan kamera në shtëpinë ku ata jetonin duke parë çdo lëvizje të saj. Feyza akuzon Ozcan dhe Sibel se e kanë kërcënuar me publikimin e fotove në media. Ozcan ende nuk ka reaguar pas denoncimit, por prej më shumë se një viti aktori ka pasur probleme me ish-bashkëshorten, fillimisht për kujdestarinë e djalit e më pas për pasurinë.