Aktorja turke Naz Çagla Irmak e njohur si Kader nga seriali “Lule të vetmuara” ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj. Naz kishte ftuar në festën e ditëlindjes edhe mikeshat e saj, Gokçe Akyildiz “Songyl”, Hazar Motan “Xhemre”, Aleyna Solaker “Meral” dhe Nil Keser “Defne”. Vajzat postuan foto nga festa duke uruar mikeshën e tyre, por fansat menjëherë vunë re mungesën e dikujt. Bëhet fjalë për aktoren Biran Damla Yilmaz e cila njihet si “Ejlyl”. Komentet për mungesën e Ejlylit kanë qenë të shumta. E vërteta qëndron se Ejlyl dhe Kader nuk flasin më me njëra-tjetrën në jetën reale. Prej kohësh vajzat e kanë prishur miqësinë e për këtë arsye Kader nuk e ftoi në ditëlindje ish-mikeshën e saj. Arsyet mbi prishjen e miqësisë së tyre nuk dihen ende edhe pse thashethemet kanë qenë të shumta. Megjithatë vajzat duket se ia kanë kaluar bukur në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe fotot nga festa jua sjellim më poshtë./revistawho.com