• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kadare thotë fjalë dashurie për Helenën pa thënë fjalë dashurie për Helenën: “Nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”

Helena Kadare ka ditëlindjen sot dhe bashkëshorti i saj, Ismaili që rrallë herë e kemi parë të shprehë ndjesitë në publik, ca fjalë për gruan e jetës i tha, krejt delikatesë dhe asapak klishe.

“Helena është gruaja më e afërt për mua në këtë botë, që në fillim të njohjes sonë e deri tani. Në mbarim, nëse mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës sonë. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj të cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Zakonisht, në këtë botë, gjërat e bukura, të mëdha, të përjetshme, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjali gjuhësore, në fjalë, mekanizmat gramatikorë të një gjuhe, prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”, shprehet Ismail Kadare, në fjalë për ‘Panorama’./revistawho.com