• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kabiri” tregon arsyen e ndarjes nga modelja shqiptare Ilda Kroni

Pak ditë më parë “revistawho.com” bëri të ditur se aktori indian Ashish Kapoor është ndarë nga modelja shqiptare Ilda Kroni. Ashish Kapoor u bë i njohur në Shqipëri nga roli i Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”. Ai dhe Ilda prej kohësh nuk janë më bashkë, nuk kanë postuar më foto me njëri-tjetrin dhe madje Ashish nuk e ndjek më Ildën në Instagram. Pas lajmeve që raportonin ndarjen e tyre, Ashish me një postim në Instagram duket qartë që ka treguar arsyen pse ata nuk janë më bashkë. “Mund të jesh me dikë çdo ditë dhe prapë të mos e dish kush ata janë vërtetë derisa vendosesh në një situatë ku duhet të marrësh vendime të vështira. Koha nuk e cakton vendin që ke në jetën e dikujt, rrethanat po”-shkruhet në postimin e aktorit./revistawho.com