Shumë prej jush, veçanërisht ndjekësit besnik të serialit “Sarasvaticandra”, me siguri e mbajnë mend Kabirin, personazhin e qetë që u kthye ndër më të pëlqyerit për publikun. Ashish Kapoor është i lidhur me modelen shqiptare, Ilda Kroni, pjesëmarrëse në ‘Miss Universe Albania’ dhe fituese e ‘Miss Cosmopolitan Albania 2015’.
Fotot e tyre së bashku janë të shumta dhe duhet thënë se duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një rrëfim të bërë, aktori ka treguar se lidhja e tyre ka filluar para 6 muajsh dhe se ai pëlqen shumë si gatuan Ilda… Ku i dihet ndoshta “Kabiri”, na bëhet dhëndër në Shqipëri…