Prej disa javësh, Sofia Richie dhe Scott Disick i dhanë fund lidhjes së tyre. Ndonëse spekulimet rreth raportit që gëzonin kanë qenë të ndryshme, burime pranë tyre kanë pohuar se një nga arsyet e ndarjes ka qenë fakti se modelja 22-vjeçare nuk ndihej gati të sillej si një nënë e dytë për 3 fëmijët e Scott, Penelope, Mason, dhe Reign Disick.
Momentalisht Richie ka marrë kohë për t’’u përqëndruar tek vetja, miqtë dhe familja e saj duke lënë pas raportin me Scott.
Megjithatë kujtojmë se së fundmi modelja është duke u njohur me sipërmarrësin e quajtur Matthew Morton, me të cilin ka darkuar në Malibu./revistawho.com