• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ka luajtur me kartën e talentit”, Alketa Vejsiu e përkufizon kështu karrierën e Kejsi Tolës

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur, Kejsi Tola ka qenë e ftuar në programin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ në ekranin e ‘Tv Klan’. Përveç pyetjeve nga fëmijët nuk ka munguar dhe perfomanca e Kejsit krah Alketa Vejsiut, e cila ka zgjedhur ta veçojë këtë moment në llogarinë e saj në ‘Instagram’’.

“Me @kejsitola që ka luajtur gjithmonë në karrierën e saj, me kartën e talentit!
E dua shumë zërin e saj!”, ka shkruar Vejsiu krah videos ku shfaqet duke kënduar së bashku me Tolën.

Kujtojmë se daljet e Kejsit në publik kanë qenë shumë të rralla sepse për një kohë të gjatë ajo vendosi të shkëputet nga ekrani duke sjellë edhe më pak projekte muzikore./revistawho.com

CLOSE
CLOSE