• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ka gra që të ndalojnë të shkosh për kalçeto, ka dhe nga ato që të ndalojnë të shkosh në hapësirë, si gruaja e Ashton Kutcher

Ashton Kutcher ka zbuluar në një intervistë për “Cheddar News”, se nuk do udhëtojë në hapësirë siç kishte planifikuar. Këtë vendimi e shtyu ta marrë bashkëshortja e tij Mila Kunis.

“Kur u martuam dhe u bëmë me fëmijë, gruaja ime më tregoi që nuk është një vendim edhe aq i zgjuar që një baba të shkojë në hapsirë kur ka të vegjël që e presin. Me pak fjalë nuk ja vlen rreziku për arsye familjare dhe unë e shita biletën”,-u shpreh ai.

Gjatë kësaj jave, Richard Branson, pronar i ‘Virgin Galactic’ udhëtoi bashkë me stafin e tij në hapsirë me “SpaceShipTwo”, një avion me motorrin e një anijeje kozmike që u projektua prej dekadash. Udhëtimi i dytë me po të njëjtën anije, do ishte ai që mendohej të kishte pasagjer dhe Ashton, por fatin e tij do e ketë dikush tjetër./revistawho.com