• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ka 11 gjëra që ai i pëlqen tek ti dhe na besoni kur ju them që janë të gjitha

Zbuloni 11 gjërat që i dashuri i juaj pëlqen tek ju.

1.Pëlqen mënyrën se si qesh kur e mendon
Nuk ka rëndësi nëse ka pasur nëj ditë stresuese, është bllokuar në trafik apo thjesht i mërzitur. Një mashkull me fat do të ketë përkrah një femër që do ta bëjë të qeshë, edhe pse në distancë.

2. I pëlqen ta bëjë të qeshë
Një mashkull e dashuron vërtetë një grua që qesh në jetën e saj dhe i pëlqen ta zbavisë. Por mbi të gjitha i pëlqen të jetë ai burimi i buzëqeshjes.

3. Dëshiron të jetë fizikisht pranë saj
Qoftë nëse rrinë bashkë në divan, apo në këmbë duke pritur një taksi, s’ka rëndësi. Por një mashkull dëshiron vërtetë të jetë pranë partneres së tij, duke e parë si një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur si fizikisht si shpirtërisht.

4. I pëlqen mënyra se si luan me flokët e tij kur i jep makinës
Në fakt, nuk ka një shpjegim logjik, por është fantastike.

5. I pëlqen mënyra se si qesh partnerja, pasi e ka puthur
Keni provuar ndonjëherë euforinë që vjen pasi keni puthur personin e duhur? Shkëndija që shpërthen kur putheni? Ndonjëherë reagimi i mundshëm është thjesht… një buzëqeshje.

6. I pëlqen kur i tërheq vëmendjen
Edhe meshkujt duan të ndjehen të dëshiruar. Në pjesën më të madhe të rasteve janë vajzat, që duan të tërheqin vëmendjen.

7. I pëlqen kur partnerja që ka në krahë bën diçka qesharake, pa e kuptuar
Ndoshta duke mbledhur hundën kur qesh, apo e godet në shpatulla kur ajo është e zemëruar. Ka edhe mënyra të tjera reagimi që i bën në mënyrë natyrale, pa e vënë re. Por në fakt këto janë gjeste që një ai i adhuron.

8. I pëlqen mënyra që në lidhje gjërat janë natyrale
Çdo mashkull dhe çdo femër duhet të impenjohet në një lidhje, që ajo të funksionojë. Por kur dy persona janë totalisht në sintoni me njëri-tjetrin, lidhja do të ecë përpara natyrshmërisht.

9. I pëlqen të të kërkojë këshilla
Kur e vlerëson dhe ke respekt për dikë, sigurisht që vlerëson dhe mendimin e tij, që të bind më shumë se çdo opinion tjetër. Nëse njeriu i jetës e vlerëson mendimin tënd, e merr për zemër dhe e vlerëson në vendimet e tij është një shenjë e mirë.

10. I pëlqen kur vajza merr iniciativa
Qoftë dhe në gjeste të vogla, si një përqafim, një puthje në faqe etj., janë iniciativa të vogla që partneri i vlerëson. Janë gjëra që duken kaq të zakonshme por që vendosin në sintoni dy persona, duke transformuar shprehjen “unë dhe ti” në “ne”.

11. I pëlqen ta shohë atë në sy
Të shikosh në sy një person tjetër zakonisht është e sikletshme. Por jo me personin e duhur. Përkundrazi ai shikim është me dashuri, dhe dashuria veçse rritet mes dy personave që kanë nisur një spirale në shpirtin e tyre, dhe i kanë lejuar njëri-tjetrit të shohin brenda tyre./revistawho.com

 

Leave a Reply