Ne duam të humbim peshë dhe ndonjëherë jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për të parë pak rezultat. Por jo çdo mënyrë që sugjerohet online është aq e vlefshme dhe e mirë sa mendojmë.
Disa prej tyre ua listojmë më poshtë…
Hiq dorë nga ëmbëlsirat! Të ngrënit ëmbëlsira çdo ditë sigurisht që nuk të ndihmon të humbësh peshë, por edhe të heqësh dorë plotësisht prej tyre nuk është zgjedhja e duhur. Më mirë tentoni për ato opsione ëmbëlsirash që janë të shëndetshme.
Pini vetëm lëngje! Të pish lëngje të bën mirë, por ato nuk kanë përmbajtje protinash dhe e vetmja gjë që bëni është që humbisni ujë dhe masë muskulare, por nuk digjni yndyrna. Më e mira që mund të bëni është të kombinoni lëngjet me ushqim të shëndetshëm.
Mos hani ndonjë prej vaketeve! Të dalësh pa ngrënë mëngjes nga shtëpia është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes. Po ashtu edhe dreka apo darka dhe të gjitha japin efekt më vonë. Sa më shumë të rrini pa ngrënë aq më shumë do ju haet.
Elemino yndyrnat plotësisht! Kjo është më e keqja që mund t’i bësh trupit pasi, nëse eleminon plotësisht yndyrnat do heqësh nga dieta edhe ato të shëndetshmet, si avokado apo vaji i ullirit. Nëse nuk merr mjaftueshëm yndyrna do kesh probleme të theksuara me tharjen e lekurës, shtimin e urisë dhe fryerjen e barkut.
Ha shumë proteina! Nëse ndërpret karbohidratet për të ngrënë mish dhe vetëm mish të bën të humbësh peshë, por këtë dietë nuk e zbaton dot për një kohë të gjatë. Kjo dietë lë shumë pasoja në organizëm.
Ha vetëm një lloj ushqimi! Kjo metodë nuk të ndihmon aspak të humbësh kile, sado i shëndetshëm të jetë ai ushqim. Duhet patjetër që të konsumosh ushqime që kanë vlera të ndryshme dhe kanë shumëllojshmëri shijesh, në këtë mënyrë do jetë më e lehtë t’i qëndorsh besnike një diete.
Të stërvitesh pa pushim! Më shumë ushtrime përkthehet në më shumë kalori të humbura, por rritja e aktivitetit do ju bëjë më të uritur.
T’i besosh zgjidhjeve të shpejta! Hapi i parë i të humburit kile është ta ndash mendjen që do të duhet të presësh për të parë rezultate. Vetëm të presësh të ndihmon që të kesh rezultate afatgjata ashtu siç dëshiron.
Të marrësh vendime drastike! Këtu e kemi fjalën për të hequrin dorë nga çdo ushqim që e di që të bën keq. E vërteta është që këtë gjë duhet ta bësh me hapa të vegjël. Hiq dorë avash avash nga ushqime të caktuara, përndryshe do e kesh më të lehtë të heqësh dorë nga rregullat që i vendos vetes.
Zgjedh kosin e gabuar! Kosi është një ushqim mjaft i mirë për të humbur kile, por bëni kujdes të mos zgjidhni ato opsione që kanë sheqer të shtuar./revistawho.com